January 30, 2023
Portali Shprehja

Shkëndija bën një tjetër lëvizje, Enur Totre rikthehet te “kuqezinjët”

Shkëndija bën një tjetër lëvizje të bujshme. Klubi “kuqezi” huazon nga Vorskla Poltava për një periudhë 6-mujore Enur Totren, ndërsa në 2-3 ditët në vijim pritet zyrtarizimi nga ana e Shkëndijës.

Mesfushori ndodhet në Tetovë pas 1 viti e gjysmë, te klubi ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist, teksa ne Ukrainë nuk ka pasur shumë hapësira. Mesfushori 26-vjeçar ka përfunduar në stolin e Vorslka Poltavës, ku u transferua në fillim të sezonit, dhe në 13 ndeshjet e fundit, ka luajtur vetëm 13 minuta.

Pas transferimit me bujë, bashkë me Taulant Seferin, mesfushori luajti si titullar vetëm dy ndeshje dhe më pas përfundoi në stol, ndaj për shkak të situatës së krijuar, do të rikthehet në Maqedoni.

Enur Totre ka luajtur për 6 sezone me fanellën e Shkëndijës dhe u largua nga Tetova në korrik të 2021-shit, për t’u bashkuar me Tiranën, aty ku fitoi titullin kampion që në sezonin e parë dhe më pas u shit te ukrainasit e Vorskla Poltavës./Supersport.al/

.

Të Ngjajshme

Shkencëtarët bëjnë shpikjen gjeniale: Sekreti për shërimin e kancerit gjendet tek peshkaqenët

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

admin

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Leave a Comment