October 2, 2022
Portali Shprehja

Shkëputet reaktori i fundit në centralin bërthamor të Zaporizhia

Blloku i fundit i reaktorit në centralin bërthamor të Zaporizhia është shkëputur pasi bombardimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, sipas Energoatom tëUkrainës, shkruan skynews.

“Gjatë tre ditëve të fundit, forcat pushtuese ruse kanë vazhduar bombardimet intensive të territorit rreth termocentralit Zaporizhia”, tha kompania energjetike:

“Sot, më 5 shtator 2022, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombardimet, linja e transmetimit 330 kV ZaTES – Ferroalloy u shkëput, pra linja e fundit që lidhte nyjen ZaNPP/ZATES me sistemin energjetik të Ukrainës!

“Për rrjedhojë, njësia e energjisë nr.6 është shkarkuar dhe shkëputur nga rrjeti, i cili aktualisht furnizon nevojat e vetë ZNPP-së.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kishte folur me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy për centralin, tha se e vetmja mënyrë për të rivendosur sigurinë atje ishte tërheqja e trupave ruse.

.

Të Ngjajshme

Bosnja mban zgjedhjet e përgjithshme

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Leave a Comment