January 16, 2021
Portali Shprehja

Shkollarët e mesëm protestojnë para MASH-it

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, në orët e pasdites organizon protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca. UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar. Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike. Protesta do të filloj në orën 17 e 30 minuta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundoj para godinës së Qeverisë. Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca.  Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.

Të Ngjajshme

Besimtarët katolikë sonte festojnë Buzmin

admin

Maas: Gjermania kërkon zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes

admin

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, sanksionohen 226 vozitës në Komunën Qendër

admin

Leave a Comment