Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shkruar grafite “UÇK-Kosovo”, në murin e një shtëpie private.
“Me datën 03.02.2021 është raportuar një rast se persona të dyshuar kishin shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, pronë private fjalët UÇK-Kosovo. Njësiti i hetuesisë pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arritur që mbrëmë me 05 shkurt ta identifikoj dhe sot ta shoqëroj personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafite”, thuhet në kumtesën e policisë.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit pas intervistimit personit të lartë cekur është kompletuar lënda dhe e njëjta procedohet për Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje.
Tutje në kumtesë thuhet se një raport i veçantë do t’i dërgohet edhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
.