September 24, 2020
Portali Shprehja

Shkup, kontejnerët, përplot mbeturina ndërtimore

Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos heqin dorë nga shprehia që mbetjet voluminoze ti hedhin në sipërfaqe të gjelbra dhe kontejnerë, pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj. Thuajse në çdo komunë paraqitet pamje e njëjtë, ku kontejnerët mbushen me mbetje ndërtimore, mobilje të vjetra, vaskë e shumë gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi. Ndërsa një pjesë e qytetarëve e kryen këtë akt pjesa tjetër e tyre kritikon dhe kërkon shqiptimin e gjobave të larta.

 “Fillimisht, nuk kemi kulturën bazë se ku duhet të hidhet. Nuk mendojnë se ne jetojmë këtu, nuk banon dikush tjetër, ne vet po e ndotim mjedisin. Punojnë dhe pastrojnë aq sa munden por ne nuk jemi të vetëdijshëm, hedhim gjithkund dhe gjithçka. E di çfarë duhet të bëhet, të shqiptohen gjoba, njëherë ose dy, pastaj do ta kuptojnë”. 

 “Kjo është gjëja më e çmendur që bëjnë. Unë jam më e moshuar por kjo për mua nuk është e drejtë. Mendoj se duhen gjoba shumë të larta që ky popull të vetëdijesohet”. 

Nuk duhet të veprojnë ashtu, mirëpo mungon edhe një gjë tjetër. Kur njerëzit dëshirojnë t’i hedhin duhet të kenë vend të caktuar se ku duhet ti vendosin që të vijnë ti marrin. Banorëve nuk duhet ti fajësojnë se nuk dinë ku ti dërgojnë”. 

Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” thanë se pikat më të zeza ku hedhen këto mbeturina janë në komunat: Butel, Aerodrom, Çair dhe Shuto Orizarë. Sipas drejtorit Shabani, “Higjiena Komunale” ofron të gjitha shërbimet për mbledhjen e mbetjeve voluminoze.

 “Si risi këtë vit, morëm një vendim që qytetarët kanë të drejtë me një çmim që është besoj i pranueshëm edhe për qytetarët, nuk kemi pasur ndonjë reagim, vet të vendos qytetari nëse dëshiron me punonjës tonë ose pa punonjës tonë, dhe janë të gjitha çmimoret, varet nga mbetjet e vëllimshme. Kemi pasur qëllim që dal ngadalë të rrisim vetëdijen e qytetarëve se këto mbetje të vëllimshme të mos bëhen në vende të cilat janë të vendosura enët, kontejnerët apo janë vende të cilat janë parqe- deklaroi Abdylsamed Shabani, drejtor i NP “Higjiena Komunale”.

Bartja e mbeturinave voluminoze nga brendësia e shtëpisë, përfshirë edhe dy punonjës të higjienës komunale kap shumë prej 2.800 denarë. Nëse mbeturinat e njëjta janë para hyrjes paguhet 2.000 denarë për shërbimin. 

 

Melihate Rustemi                                 

 

Të Ngjajshme

Halili: Hekurudha drejtë Shqipërisë e vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar

admin

“Gjuha e urrejtjes”, Spasovski: Prokuroria të jetë më efikase, t’i procedojë rastet

admin

Viti i ri shkollor me libra të vjetër dhe të dëmtuar

admin

Leave a Comment