May 16, 2021
Portali Shprehja

“Shkupi dhe Sofja të shtojnë përpjekjet për marrëveshje”

Ambasadori i BE- në Shkup, Dejvid Gir deklaroi se vetëm përmes dyfishimit të  përpjekjeve për tu gjetur zgjidhje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Gir thotë se, kryesimi portugeze me BE-në e theksoi qëllimin e tij që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Megjithatë Këshilli i BE-së punon në bazë të vendimeve të njëzëshme dhe për tu hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, patjetër të ketë pajtueshmëri nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. E për këtë duhet Maqedonia e Veriut të bëjë përpjekje maksimale për të arritur zgjidhje për çështjet e hapura bilaterale.

Siç u theksua në fund të vitit të kaluar, ajo marrëveshje nuk u arrit. Kjo ndodh në situata kur njëzëshmëria është e nevojshme në Këshillin Evropian. Unë mund të kuptoj se anulimin të cilin e shohin njerëzit është frustrues. Njerëzit dëshirojnë që të ecet para në rrugën e anëtarësimit. Por që të ecet para në situata si kjo, duhet që dyfish të rriten përpjekjet që të arrihet marrëveshje. Kështu që ne, shpresojmë shumë se Maqedonia e Veriut dhe Bulgaria do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive të angazhohen me qëllim që të gjejnë zgjidhje në bazë të marrëveshjes së përbashkët dhe në këtë mënyrë negociatat qasesë mund të ecin para”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.

 

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment