February 1, 2023
Portali Shprehja

Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë, qytetarët thithin ajër toksik

Sot në mëngjes, sipas listës së qyteteve më të ndotura në botë, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në Ballkan, por edhe në Evropë me indeks të ndotjes 165, që do të thotë se shkupjanët thithin ajër toksik, të rrezikshëm për shëndetin.

Sipas platformës “IQ Air”, situata është përmirësuar disi gjatë ditës, kështu që në Shkup janë matur 83 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5, ndërsa grimcat PM 10 kanë pasur përqendrim prej 107,5 mikrogramë për metër kub. Përqendrimi i PM 2.5 në Shkup aktualisht është 16.6 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajri i ndotur ishte shkak i zënkave në mes partive më të madhe maqedonase, se kush e ka fajin, edhe pse LSDM dhe OBRM-PDUKM duket se harrojnë se pushteti qendror dhe lokal ka ndryshuar vitet e kaluara, por asnjëri prej tyre nuk mori masa konkrete dhe rigoroze për uljen e ndotjes e cila, për fat të keq, ka thyer rekorde vitet e fundit.

Të Ngjajshme

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Përse kur porositim, marrim një gotë ujë me kafen tonë

Leave a Comment