December 7, 2022
Portali Shprehja

Shkupjani përfundon në polici, gjuajti me pushkë në drejtim të një maceje

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është kryer bisedë informative me një 67-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me pushkë ajrore në drejtim të një maceje, nën pronësi të një 22-vjeçari nga Shkupi.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Më datë 08.11.2022 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje Kriminale në Gjorçe Petrov, pranë SPB-Shkup, kanë zhvilluar intervistë zyrtare me M.T.(67) nga Shkupi pasi rreth orës 14:30 me pushkë ajrore ka qëlluar me armë në një mace shtëpiake në pronësi të F.LL. (22) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Kansas, kapet peshku jashtëzakonisht i rrallë

BE-ja po investon 43 miliardë euro në prodhimin e çipave evropianë

Leave a Comment