Federata e Hendbollit të Evropës, zbuloi çiftet gjysmëfinale për turneun “Final Four” në Ligën e Kampionëve. Në shortin e sotëm në qytetin gjerman, në Këlln, fati deshi që Magdeburgu “vendas” të përballet me Barcelonën, ndërsa Paris Sen Zhermeni të takohet me Kielce-n.
Çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve:
Magdeburg – Barcelona
PSZH – Kielce
Trofeun e sezonit të kaluar do ta mbrojë Barcelona, ndërsa rrugës për në një finale të re ka një kundërshtar gjerman. Në ndeshjen tjetër, trajneri Raul Gonzalez do t’i thot lamuturinë PSZH-së në Këln, ku për një vend në finale, do të duhet të mposht Kielcen dhe Talant Duyshebaevin. Ndeshjet në palestrën “Lenkses Arena” do të zhvillohen më 17 dhe 18 qershor.
.