October 21, 2021
Portali Shprehja

Shpëlarësi i gojës mund t’ju mbrojë nga Covid-i i rëndë – Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Shpëlarësi i gojës, por edhe filli dentar, mund të zvogëlojnë rrezikun nga Covid-i i rëndë. Ky është rezultati i një studimi të fundit të kryer në Kaliforni, transmeton lajmi.net.

Sipas “The Sun”, ekspertët thanë se gjetën një lidhje “domethënëse” mes shëndetit të dhëmbëve dhe rrezikut të pacientëve për t’u sëmurur rëndë nëse preken nga koronavirusi.

Kështu, studiuesit thanë se mishrat jo të shëndetshëm të dhëmbëve mund të rritin rrezikun nga Covid-i, ndaj edhe njerëzit duhet të përmirësojnë higjienën e tyre orale.

Të gjithë pacientët që u bënë pjesë e studimit dhe që kishin dhëmbë dhe mishra të prishur, u prekën nga forma më të rënda të virusit. Por pastrimi me pe dhe përdorimi i shpëlarësit të gojës mund të shmangë dëmet më të rënda të virusit, specifikuan studiuesit më tej.

Dr. Ahmed Mustafa Basuoni, nga Universiteti i Cairo-s në Egjipt, tha: “Indet gojore mund të veprojnë si një ‘rezervuar’ për koronavirusin, duke zhvilluar një ngarkesë të lartë virale në gojë. Ne rekomandojmë përmirësimin e masave të higjienës orale, veçanërisht gjatë infektimit me Covid-19.

Masat e thjeshta, si vizitat e rregullta dentare dhe përdorimi i shpëlarësve të gojës, mund të ndihmojnë në parandalimin ose zvogëlimin e ashpërsisë së Covid-19.”

Dr. Basuoni tha se virusi mund të zhvillohet në mishrat e acaruar të dhëmbëve dhe një gojë jo e shëndetshme është një shenjë paralajmëruese se zemra dhe sistemi imunitar janë gjithashtu në rrezik.

Studimi ku u bënë pjesë 86 pacientë me Covid, i bërë publik në konferencën mjekësore “ACC” në Lindjen e Mesme, zbuloi se kjo lidhje me higjienën orale ishte veçanërisht e fortë tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Njerëzit me dhëmbë të prishur ose mishra problematikë, zakonisht të enjtur, shpeshherë kanë probleme edhe me enët e gjakut. Në raste serioze, kur inflamacioni në trup është mjaft i lartë, mund të përkeqësojë gjendjen e Covid-it dhe të rritë rrezikun e vdekjes. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Meghan Markle do të jetë temë studimi në një shkollë në Londër për këtë arsye

admin

Në këtë moshë ne mund të arrijmë kulmin e vetëbesimit

admin

Ky është njeriu më i vjetër në botë; 256 vjeçari kishte këto sekrete

admin

Leave a Comment