September 29, 2022
Portali Shprehja

Shpërndan video dhe foto me përmbajtje pornografike të fëmijëve, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 34 vjeçar, pasi i njëjti ka shpërndarë video dhe foto me përmbajtje pornografike të fëmijëve.

Bëhet e ditur se i njëjti përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit WhatsApp, i ka shpërndarë këto përmbajtje duke abuzuar njëkohësisht me këta fëmijë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dje më datë 15.08.2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit WhatsApp. I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, bënë të ditur policia.

Po ashtu, policia u  ka bërë thirrje të gjithë prindërve që të kenë kujdes me fëmijët e tyre, se çfarë posedojnë ata në telefonat e tyre dhe me kënd kanë komunikim ata në këto pajisje.

“Shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj komunikate t’u bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë”, përfundon policia. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment