May 23, 2022
Portali Shprehja

Shpërthen bombola e gazit te parkingu nëntokësor në Prishtinë – nuk ka të lënduar

Një shpërthim është dëgjuar sot në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.

Tact Watches

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

admin

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

admin

Mashtroi mërgimtarin përmes Facebook-ut duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

admin

Leave a Comment