January 15, 2021
Portali Shprehja

Shpërthen Mou: Nuk është njerëzore, cila mendje e ndritur e ka menduar?

Premier League do të kthehet këtë të shtunë dhe ndeshja e parë do të jetë ajo mes Fulham-it dhe Arsenal-it.

Në mbrëmje, në orën 18:30, kampionët në fuqi t ë Liverpool-it do të përballën me Leeds-in e sapo kthyer në Premier, ndërsa të dielën, në orën 17, do të luajë Tottenham-i i Jose Mourinho-s.

Skuadrat angleze i pret një kampionat i vështirë me një kalendar të ngjeshur. Një organizim që nuk është pëlqyer aspak nga Special One.

“Për herën e parë në 20 vite karrierë, do të luaj të dielën, të martën, të enjten, përsëri të dielën, dhe kjo do të ndodhë dy javë radhazi”, ka thënë portugezi.

“Me të vërtetë një dhuratë e mrekullueshme. Nuk është njerëzore. Është një rrezik i madh, para së gjithash për ambiciet tona në të gjitha kompeticionet: nëse vendosim se një nga këto kompeticione nuk na intereson, shkojmë kundër natyrës së klubit dhe është e drejta jonë të luftojmë në çdo kompeticion”.

“Pyetja ime është: kush është mendja e ndritur që e ka menduar këtë kalendar?”.

.

Të Ngjajshme

Kritika të ashpra ndaj Hazard: Reali luan me 10 lojtarë, kur ai është në fushë

admin

Martinez Quarta “qan” golin e Lukakut në 119’: Ishte faull, edhe sot e kam të gërvishtur qafën…

admin

Zidane i habit të gjithë: Eliminimi nga Superkupa nuk është dështim…

admin

Leave a Comment