January 30, 2023
Portali Shprehja

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë fillore në Greqi

Një shpërthim është regjistruar në një shkollë fillore në Serres, Greqi.

Për pasojë ka ndërruar jetë një nxënës, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Protothema,gr shkruan se fëmija ndërroi jetë në spital. pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ia doli te mbijetonte.

Aktualisht 2  fëmijët e lënduar ndodhen në spitalin e Përgjithshëm në Serres.

Siç njoftojnë mediet greke, shpërthimi ka ndodhur në rezervuarin e naftës, që përdorej për ngrohje në shkollën e 9-të fillore në Serres.

Shpërthimi në rezervuar ka ndodhur për shkaqe të panjohura. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

.

Të Ngjajshme

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Vazhdon mësimi online në Strugë, Inspektorati i arsimit prej nesër në teren

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Leave a Comment