June 26, 2022
Portali Shprehja

Shpërthim i fuqishëm në Prishtinë, të dëmtuara tri vetura

Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në Prishtinë, ku tri vetura janë dëmtuar.

Tact Watches

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin, i cili ka ndodhur në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes.

Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”- ka thënë Borovci./arbresh.info/

Të Ngjajshme

Goditje fatale për Putinin/ Paralajmërohet vrasja dhe rrëzimi nga pushtetit – ja tre rivalët që mund ta zëvendësojnë atë!

admin

Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë

admin

Çfarë i rrezikon shqiptarët?

admin

Leave a Comment