January 26, 2021
Portali Shprehja

Shpërthim në rrugën “C”, nuk ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në rrugën “C” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:30, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë

admin

Vajza sulmon fizikisht nënën në Mitrovicë

admin

Një i mitur rrah një tjetër në Pejë, e bën për spital

admin

Leave a Comment