7 C
Skopje
October 21, 2018
Offside

Shpërthimi: Do t’i paguajnë shtrenjtë këto lot

Fitorja 2-0 e marrë nga Juventus kundër Valencia-s në javën e parë të Champions League ka patur një shije të hidhur për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Ronaldo në minutën e 29-të.

Portugezi ka reaguar pas një ndërhyrje të ish-interistit Murillo, duke e kapur këtë të fundit nga flokët. Arbitri i ndeshjes nuk është menduar dy herë dhe ka nxjerrë kartonin e kuq.

Një vendim ky që ka befasuar yllin e bardhezinjve, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë daljes nga fusha, dhe që mund t’i kushtojnë atij më shumë se një ndeshje pezullim në bazë të raportit të gjyqtarit.

“Duan të shaktërrojnë vëllanë tim. Do t’i paguajnë shtrenjtë këto lot”, ka qenë reagimi në rrjetet sociale i Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldo.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Durrësi komandon Superligën, Teuta fiton derbin historik ndaj Gogës

shprehja

Klopp: Nuk jam i lumtur, por e di që do ta provojmë përsëri

shprehja

Video / Messi kap Ronaldo-n dhe pëson një dëmtim “horror”

shprehja