November 29, 2020
Portali Shprehja

Shqipëri, humbin jetën 15 persona, 836 raste të reja në 24 orët e fundit

Shifrat nuk dinë të ndalen. Regjistrohet një rekord i ri viktimash dhe të infektuarish në vendin tonë në 24 orët e fundit nga Covid 19. Janë 15 viktimat e regjistruara sot, përfshi foshnjen që u nda nga jeta gjatë paradites.

MSH sqaron se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë të tjerë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Po sot kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit.

Të Ngjajshme

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët “në emër të qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan”

admin

Presidenti Meta: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

admin

Ankohet Bekim Jashari: Ka dështuar shteti me Kullat e familjes Jashari

admin

Leave a Comment