December 8, 2022
Portali Shprehja

Shqipëri-RMV, marrëveshje për bashkëpunimin energjetik. Balluku: Ka të bëjë me sigurinë rajonale të Ballkanit

Në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume, zv/kryeministrja Belinda Balluku veçoi marrëveshjen e bashkëpunimit energjetik, si ndër më të rëndësishmet.

Sipas Ballukut, kjo marrëveshje ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një ndër marrëveshjet që ne firmosim sot është ajo e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme pasi nuk është thjeshtë një situatë krize apo energjetike që lidhet me ekonominë, ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment