Gazetar: Mahir Thaçi
Kombëtarja e Shqipërisë, në Tel Aviv, do të përballet me kombëtaren e Izraelit, në tentim që të hakmerret për disfatën 1-2, nga sfida e parë në Tiranë. Trajneri Edi Reja theksoi se e njeh Izraelin nga përballjet e kaluara. Sipas teknikut Italian, të dy kombëtaret gjenden para një ndeshje vendimtare dhe mbetet të shihet se cila do ta ketë mentalitetin e duhur në fushë.
“Ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim rezultatin maksimal ndaj kësaj skuadre. E njohim Izraelin, e njohim dhe nga edicioni më parë. Është një ekip me shumë kualitet, nuk ka rëndësi nëse ka apo jo mungesa. Kjo nuk është se ka vlerë sepse gjithçka vendoset në fushë kështu që kushdo që të luajë edhe do të japi maksimumin, dhe te Izraeli, të gjithë e dinë se jemi para një ndeshjeje shumë vendimtare por do të shohim se cila skuadër do të ketë mentalitetin e duhur për të zbritur në fushë dhe për ta shfaqur këtë vullnet në fushë”, tha Edi Reja, trajner i Shqipërisë.
Mbrojtësi i djathtë i Lacios, Elseid Hysaj, potencoi se gjithë skuadra është përgatitur më së miri për të marrë pikë nga kjo ndeshje, pasi që në të kundërtën, do të jetë e vështirë për të arritur objektivin.
“Duhet të kuptojmë se është………………………………….vlerat e tij”, tha Elseid Hysaj, mbrojtësi i Shqipërisë.
Përballja në mes Izraelit dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “Bloomfield” më fillim në orën 20:45./Alsat.mk
.