October 6, 2022
Portali Shprehja

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshirë edhe atë të sigurisë. Në arsyetimin e vendimit Rama theksoi se në 15 korrikun e shkuar Shqipëria u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik. Hetimi sipas tij vuri në dispozicion prova se agresioni është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.

“Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin për gjetjen e agresorëve. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnje hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, po një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Kryeministri shqiptare tha se ka informuar aleatët, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike. Sipas tij masa ekstreme, aspak e dëshiruar po krejtësisht e detyruar ndaj Iranit  është në proporcion të plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment