Shqipëria dhe Bullgaria po hedhin sytë tek njëra-tjetra për turizmin.
Prej 2 prillit mes Tiranës e Sofjes është vendosur linja direkte e fluturimeve, nëpërmjet kompanisë ‘Gullivar’.
Ndaj operatorët turistikë të 2 vendeve po takohen për të diskutuar paketa reciproke turistike. Takime janë organizuar nga aeroporti i Tiranës.
Në vitet ‘90 Bullgaria ishte ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë. Pavarësisht një pauze për shkak të pandemisë, numri i turistëve bullgarë është në rritje. E njëjta gjë dhe me për ata shqiptarë, të cilët udhëtonin në rrugë tokësore, kryesisht nëpërmjet paketave 3-ditore.
Para pandemisë, edhe investimet bullgare në Shqipëri patën njohur rritje, gjë që sipas ambasadorëve do të thellohet tashmë me vendosjen e linjë direkte Tiranë-Sofje që operon 2 herë në javë.