May 12, 2021
Portali Shprehja

Shqipëria zgjedh rrugën e saj më 25 prill – Iliria News Agency

Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që do të zhvillohen të dielën, më 25 prill.

Përgjatë një muaji fushatë, shpesh e përcjellë me tensione, partitë politike kanë kërkuar nga qytetarët besimin për udhëheqjen e vendit, me premtime për ta dhe akuza ndaj njëra-tjetrës.

Në Shqipëri janë regjistruar 46 subjekte politike, që garojnë për marrjen e drejtimit të shtetit, megjithatë, vendi ka dy forca kryesore politike të cilat e kanë udhëhequr atë që nga rënia e komunizmit.

Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Ndërsa, Partia Demokratike (PD) në opozitë, e drejtuar nga Lulzim Basha, kërkon ta marrë drejtimin e vendit pas 8 vjetësh në opozitë.
Një aktor i rëndësishëm në vend është edhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), që udhëheqet nga Monika Kryemadhi. Kjo parti, tradicionalisht ka qenë e vogël në pëfaqësim në Kuvend, por ka luajtur rol në ndërtimin e qeverive përmes koalicioneve paszgjedhore.
Partia Socialiste fokusohet në prezantimin e projekteve si vaksinimi masiv anti COVID-19, në projektet e mëdha në infrastrukturë, porte, aeroporte dhe autostrada, duke thënë se ato do të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e qytetarëve.

Me parullën “Shqipëria, e ardhmja jonë”, kryeministri Rama kërkon mandatin e tretë, duke thënë se “duam që Shqipëria të jetë e dekadës në të cilën kemi hyrë”.

“Në 25 prill, nuk bëhet fjalë për të zgjedhur mes partive, nuk bëhet fjalë fare, as për të zgjedhur mes disave e disa të tjerëve. Në 25 prill, bëhet fjalë për të zgjedhur rrugën, për të zgjedhur se çfarë duam të jemi ne dhe si duam ne të jetë Shqipëria e e kësaj dekade ku kemi hyrë”, ka thënë kryeministri Rama.

Partia Demokratike është fokusuar në mirëqenien sociale, në situatën e vështirë sociale dhe ekonomike, papunësinë, largimin e rinisë nga Shqipëria dhe rindërtimin e një sistemi të besueshëm të drejtësisë.

Kjo parti në këtë fushatë ka slloganin “Shqipëria fiton”, dhe kërkon nga qytetarët që “mos t’i hapin derën dështimit për herë të tretë”.

“Tetë vite (Rama) nuk e mbaroi rrugën e premtuar, tetë vite zvarriti, tetë vite mashtrime për fermerët, tetë vite duhet të marrin fund për tre ditë e dy orë. E keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke votuar ditën e diel”, tha Basha.

Përgjatë një muaji të fushatës elektorale në vend, partitë që garojnë shpesh kanë përdorur retorika dhe gjuhë të ashpër ndaj njëra tjetrës, por as incidentet dhe përplasjet fizike nuk kanë munguar./rel/

Të Ngjajshme

Bashkëshorti i saj mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët – Iliria News Agency

admin

Izraeli zotohet për sulme pambarim në Gaza/ 43 palestinezë e pesë izraelitë të vdekur, OKB e quan ‘luftë e hapur’ – Iliria News Agency

admin

Në Serbi 40 euro janë shitur në të zezë vaksinat anti-COVID për qytetarë të Maqedonisë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment