October 28, 2020
Portali Shprehja

Shqiprim Arifi përcjell një lajm të mirë për Preshevën

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka përcjell një lajm të mirë për Preshevës.

“Një lajm i mirë për Preshevën! Në bazë të vendimit që e ka sjellë Qeveria e Serbisë më datë 15 mars të këtij viti, ku vendimet në kohë të pacaktuar i takojnë vetëm atyre të cilat kanë punuar gjatë periudhës pandemike nga stafi medicional mjekët dhe motra medicionale dhe mjekët dhe motrat nga Kampi i Refugjatëve në Preshevë duke mos përfshirë këtu shoferët, pastruesit, laborantët dhe stomatologët, kemi marrë njoftimin se i gjithë personeli shëndetësor, në bazë të kushteve të caktuara nga Qeveria e Serbisë, është pajisur me vendime në afat të pacaktuar”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, ky është një superlajm për Preshevën pasi që në 15 vitet e fundit është hera e parë që 24 punëtor shëndetësorë në Shtëpinë e Shëndetit pajisen me vendime të tilla.

“Si aseti jonë më i çmuar e që e kanë dëshmuar duke mbajtur frontin e parë në situatën e vështirë e kritike që solli vendin pandemia globale, këta kanë shërbyer pakursyeshëm në nevojat e kërkesat shëndetësore duke bërë çdo përpjekje të mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në përballjen me virusin.

Urime të gjithëve, u jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj të çmueshëm, të pandalshëm dhe të palodhshëm gjatë vështirësive të krizës shëndetësore e që rrezikuat edhe jetët tuaja për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ky është shpërblimi jonë për ju”, ka shkruar Shqiprim Arifi.(INA)

Të Ngjajshme

Revista Charlie Hedbo karikaturizon Erdoganin, e portretizon në skena ero tike

admin

Prodhohet një tank në Kosovë (FOTO)

admin

Kosova ndër pesë vendet me situatë më të mirë pandemike në Evropë

admin

Leave a Comment