November 28, 2020
Portali Shprehja

“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, vazhdon gjuha e urrejtjes në Shkup

Në rrjetet sociale sërish është shfaqur një video ku shihet se si një grup i të rinjve përdorin gjuhë të urrejtjes duke brohoritur “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Sipas përshkrimeve në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

MPB ende nuk ka informacione për grupin në fjalë, respektivisht ende nuk dihet nëse të rinjtë, ashtu siç pretendohet i përkasin grupit të tifozëve “Komitët”.

Ndryshe, para disa ditëve një video tjetër në rrjetet sociale kishte ngjallur reagime të shumta ku shihej se si grupi i tifozëve “Komitët”, nga qendra e kryeqytetit deri në stadium brohorisnin me të njëjtat fjalë, gjegjësisht “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Si shumë raste të tjera, edhe ky raste vazhdon të mos ndëshkohen duke shkaktuar tensione ndëretnike.

Ikin tifozët nga shqiptarët që brohorisnin "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë"…

Edhe sot disa tifozë maqedonas (Komiti), kanë brohoritur me thirrje ofenduese "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", por shiheni reagimin e disa shqiptarëve dhe ikjen e "trimave" që ofenduan

Publiée par albsport.mk sur Samedi 19 septembre 2020

Të Ngjajshme

Osmani: Refuzimi nga ana e Bullgarisë do të ishte një gabim strategjik

admin

Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë nuk parasheh bisedime për identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin

28 viktima dhe 1 093 raste të reja me COVID

admin

Leave a Comment