September 26, 2022
Portali Shprehja

‘Shqiptarët në Serbi diskriminohen’, Kamberi: Kërcënimet s’më ndalin

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë duke u pakësuar për shkak të diskriminimit shtetëror ndaj tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kamberi u shpreh se nuk do të ndalet në detyrën për të mbrojtur të drejtat e një popullsie të diskriminuar siç janë shqiptarët, pavarësish kërcënimit për arrestimin e tij apo kërcënimeve të tjera që mund të vijnë.

“Unë jam i zgjedhur nga votat e pavarura të shqiptarëve që çdo ditë po pakësohen për shkak të diskriminimit shtetëror. E kam ditur shumë mirë se çfarë reagimi do të sillte deklarata ime, por kjo s’do të thotë që një kërcënim do ta ndalë punën time. Tentativa për frikësim dhe kërcënime do të ketë, por kjo s’do ta ndalë punën time për të përfaqësuar një popullatë të diskriminuar”, tha Kamberi./euronews/

.

Të Ngjajshme

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Caktohet termini i “El Clasico” së parë në Madrid

VIDEO / Skandaloze, katër kartona të kuq për 22 minuta lojë!

Leave a Comment