July 2, 2022
Portali Shprehja

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Ndeshja e fundit e sezonit, më pas të paktën shtatë lojtarë të Inter-it do të thonë lamtumirë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër ka fiksuar si objektiv për sezonin e ardhshëm uljen e tavanit të rrogave me 15%. E përditshmja prestigjioze italiane ka shkruar se shtatë lojtarët që do të largohen janë: Vidal, Sançez, Kaisedo, Radu, Kolarov, Ranokia dhe Vesino.

Tact Watches

Lamtumira e tyre do t’i kursejë klubit një shumë prej 35 milionë eurosh, që për një tavan rrogash të llogaritur në 150 milionë eurosh, vlen 23%.

Natyrisht nuk janë llogari përfundimtare, duke parë se lojtarët që do të largohen do të duhet të zevendësohen dhe se për Vidal dhe Sanchez do të përfitohet edhe një shumë parash. Sulmuesi pëlqehet në Spanjë, Vidal është tashmë një hap larg Flamengo-s, Kaisedo do të largohet, ndërsa Kollarov mund të ketë një rol në klub.

Vesino pritet nga Lazio e Sarri-t, Radu do të kërkojë një skuadër ku të ketë më shumë hapësira, ndërsa Ranokia mund të ketë akoma një mundësi të vogël për të vazhduar me zikaltrit.

.

Të Ngjajshme

Çfarë ndodh me trupin kur nuk e pini kafenë e zakonshme të mëngjesit

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë

Megi Pojani protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit, lansohet më 7 korrik

Leave a Comment