November 29, 2021
Portali Shprehja

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Në raportin e Policisë së Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Suharekë, Pejë, Klinë, Gjakovë.

Tact Watches

Prishtinë 12.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 11.11.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se para dy jave është ndarë nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar pasi që kishin probleme të vazhdueshme mes vete si dhe kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, por nga frika nuk e ka raportuar rastin.

Obiliq, 12.11.2021 – 19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë, 12.11.2021- 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar.

Pejë 12.11.2021 – 09:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 12.11.2021 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment