June 27, 2022
Portali Shprehja

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë – gruaja rrah burrin, burri gruan dhe djali babanë

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Prizren, Dragash, Suharekë dhe Rahovec.

Tact Watches

Prishtinë  17.06.2022 – 16:35. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Podujevë 17.06.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Fushë Kosovë 17.06.2022 – 17:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Prizren 17.06.2022 – 13:20.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Dragash 17.06.2022 – 16:30. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Suharekë 17.06.2022 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec 17.06.2022 – 13:30. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ 

.

Të Ngjajshme

Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal

admin

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një person gjendet pa shenja jete në rrugë

admin

Keqtrajtoi fëmijën e saj për më shumë se një vit, arrestohet nëna nga Mitrovica

admin

Leave a Comment