July 3, 2022
Portali Shprehja

Shtetasi i Maqedonisë me “Audi Q7” përfundon në lumin Bosnja të Dobojit (VIDEO)

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut me inicialet Z.Gj. ka humur drejtimin me makinën e tij “Audi Q7” duke përfunduar në lumin Bosnja në Doboj të Bosnjë-Hercegovinës.

Tact Watches

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, por autoritetet theksuan se 48 vjeçari nga Maqedonia nuk ka pësuar lëndime dhe se ka arritur që të ngjitet sipër makinës duke shpëtuar dhe kërkuar ndihmë, përcjell INA.

Policia e Dobojit menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke e nxjerrë nga lumi të aksidentuarin me anë të një varke.

Zëdhënësja e policisë boshnjake, Dragana Kerkez, ka thënë se mëngjesin e djeshëm rreth orës 9.30 në Kostajnicë afër Doboj, ka ndodhur një aksident automobilistik kur një veturë ka dalë nga rruga, duke përfunduar një lumin Bosnja. Policia bërë të ditur se po merret me ekspertizën e plotë të aksidentit. (INA)

Të Ngjajshme

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

admin

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

admin

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Leave a Comment