April 12, 2021
Portali Shprehja

Shtetësia, Zaev shkon në takim me ligjin e vitit 2004

Nuk ka shtetësi përmes tre dëshmitarëve. Kryeministri Zoran Zaev në takimin e të hënës me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi do të shkon me ndryshimet në ligjin e vitit 2004 kur statusi shtetas përfitohej pas të plotësimit të njërit nga 15 kriteret e domosdoshme. Cilat janë ato kritere, Zaev thotë se do të mësohen të hënën.

Nga takimi i fundi doli konstatimi se tre dëshmitarët nuk janë zgjidhje, por do të caktohen 10-15 kushte të përcaktuara në mënyrë taksative, që nënkupton me plotësimin e një kushti si në vitin 2004-2005, do të munden numri më i madh i tyre të përfitojnë shtetësi. Analizat tregojnë qartë se ku kanë pasur pengesa personat pa shtetësi”, tha Zoran Zaev, kryeministër.  

I pari i Qeverisë është optimist se takimi i ardhshëm do të sjell rezultat pozitiv dhe opozita do ta pranon ofertën e tij.

Propozimi të cilin kryeministri Zoran Zaev do ta shpalos para liderëve të opozitës për t’i dhënë fund kontestit me propozim-Ligjin për shtetësi parashikohen 15 dispozita lehtësuese për personat apatrit. Në këtë ligj procedurat bazoheshin kryesisht në trashëgimin e shtetësisë nga paraardhësit dhe përfitimin e saj mbi bazën e vendqëndrimit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Dispozitat e propozuara për lehtësimin e procedurave për shtetësi

– personat, prindërit e të cilit (njëri ose të dy) në momentin kur ka lindur personi që kërkon shtetësi, ishin shtetas të Maqedonisë;
– marrja e statusit shtetas i RMV-së në bazë të qëndrimit në shtet (15 vite deri në vitin 2004 dhe 8 vite qëndrim të pa ndërprerë nga viti 2004 e tutje);
– personat që kanë statusin emigrant apo personat pa shtetësi;
– të shpërngulurit nga RMV (me tërheqje nga shtetësia) dhe pasardhësit e tyre nga brezi i parë, personat më të vjetër se 23 vjeç të lindur jashtë RMV-së prindi i të cilit është shtetas i RMV-së;
– marrja e shtetësisë në bazë të lidhjes martesore nëse aplikuesi jeton në RMV;
– marrja e shtetësisë në bazë të lidhjes martesore nëse aplikuesi nuk jeton në RMV;
– në bazë të interesit kombëtar;
– interes tjetër të veçantë (sportiv, shkencor, ekonomik, kulturor etj.);
– marrja e shtetësisë së personave minoren prindërit e të cilit gjithashtu kanë përfituar shtetësi si të lindur në këtë shtet;
– dispozitë me privilegj ndaj të huajve të gjetur në shtet gjatë viteve 1992-1993, ish shtetas të IRJ-së
– dispozitë me privilegj ndaj të huajve të gjetur në shtet gjatë viteve 2004-2006, ish shtetas të IRJ-së

Ligji i vitit 2004 parashikon edhe kushte sociale, dhe në këtë rast shtrohen dilemat pasi një pjesë e madhe e personave pa shtetësi përveç që nuk shfrytëzojnë ndihmat sociale, nuk kanë as të ardhura të siguruara. Problem shtesë mbetet mendimi i organeve të sigurisë, si filtër ku pjesa më e madhe e personave apatrit kryqëzohen në raportet e sigurimit shtetëror si persona me rrezik për shtetin. Gjatë vitit 2004-2005 gjithsej 2.677 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë pajisur me shtetësi. Nga viti 2007 deri në vitin 2019 numri i qytetarëve që kanë përfituar shtetësi është përgjysmuan në raport me periudhën 2004-2006. Takimi Zaev-Sela-Gashi bashkë me koordinatorët e grupeve parlamentare do të mbahet të hënën në Kuvend. Në rast se ka marrëveshje, opozita shqiptare ka paralajmëruar zhbllokimin e Kuvendit. Në të kundërtën, bllokadat do të vazhdojnë për çdo propozim-Ligj të ri.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

admin

Shtetësia, Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

admin

46 viktima dhe 687 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment