December 7, 2022
Portali Shprehja

Shteti nuk i planifikon në kohë transplantimet e zemrës

Gazetar: Miki Trajkovski

Njerëzit me mbështetje mekanike të zemrës kanë frikë për jetën e tyre. Bëhet fjalë për pacientë, zemra e të cilëve nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, andaj duhet të mbajnë në trupin e tyre një lloj pompe me bateri ose rrymë që e qarkullon gjakun. Por këto pajisje kanë jetëgjatësi prej pesë viteve. Ky afat u ka skaduar tashmë dhjetëra personave, por shteti ende nuk ka njoftuar se do të thirren për transplantim nga ndonjë donator i vdekur. Në tre vitet e fundit, rreth dhjetë pacientë të tillë kanë vdekur për shkak të pakujdesisë së autoriteteve, shprehen nga shoqata “Zemra e guximshme”.

“Ka pacientë që i mbajnë pompat katër vjet kurse garancia e prodhuesit për këtë lloj pompe është deri në pesë vjet… e dimë se do të flemë, por nuk e dimë nëse do të zgjohemi”, tha Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

Edhe pse disa herë kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, deri më tani nuk ka ndodhur.

“Kemi pasur dy takime të planifikuara. Unë shkova në vendngjarje në krizën më të madhe të Covid-it, por fatkeqësisht ministri nuk na priti. Në shumicën e rasteve, pacientët me mbështetje mekanike, nuk vdesin nga problemi në zemër, por nga komplikime me sulme në tru, për shkak të koagulimit të gjakut, e prodhuar nga vetë pompa”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë rreth 20 persona me mbështetje mekanike të zemrës, gjysma e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga te ne, jashtë vendit, thonë nga shoqata, këta persona kanë përparësi gjatë transplantimit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment