November 28, 2022
Portali Shprehja

Shtohet prezenca e policisë pas incidentit në klubin bullgar “Car Borisi i Tretë”

Gazetar: Miki Trajkovski

Me armë zjarri është gjuajtur në klubin bullgar, të hapur së fundmi, “Car Borisi i Tretë” në Ohër. Në dy vende dera e xhamit është e dëmtuar nga plumbat. Nga policia thonë se janë në kërkim të autorëve, dhe po punon për zbardhjen e rastit. Alsat mëson se janë kontrolluar edhe të gjitha kamerat e sigurisë nga ambientet përreth.

“Sot janë mbyllur dyert e shoqatës Car Boris i Tretë, në qendër të Ohrit, aty nuk ka asnjë anëtar të saj. Prej mëngjesit të sotëm është hequr edhe tabela në të cilën është shkruar emri i shoqatës. Ajo që është evidente sot është prania e shtuar e policisë në afërsi të shoqatës”, raporton Miki Trajkovski- gazetar i Alsat.

Ngjarja u raportua mbrëmë në dhjetë minuta pas orës 19:00, ndonëse burime policore për Alsat thonë se ngjarja ka ndodhur të martën e 22 nëntorit, ndërsa është raportuar dje. Pronarët e dyqaneve pranë, të cilët nuk donin të flisnin para kamerës, thanë se kishin dëgjuar të shtëna dhe se ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Banorët e Ohrit dënojnë ngjarjen dhe kërkojnë zbardhjen e saj.

“Prisja një reagim, por jo kështu, jo me përdorimin e armëve të zjarrit dhe jo me forcë”.

“Mendoj se të shtënat nuk janë të mira. Duhet të ketë ndonjë reagim. Të gjithë jemi të shqetësuar në një farë mënyre, sepse po ndodhin gjëra jo të bukura. “Diçka duhet bërë.”

“Çdokush do të shqetësohej për sigurinë. Sigurisht që do të merren masa. Sigurisht që kjo është shqetësuese.”

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik Në Ohër, sipas udhëzimeve të së cilës po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes. Për vetëm një javë ky është incidenti i dytë, dhe i treti që nga hapja e klubit një muaj më parë, me emrin e perandorit bullgar, bashkëpunëtor i fashistëve. Më herët vitrina e klubit është thyer duke hedhur gurë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Transportuesit bllokuan udhëkryqin kryesor në Shkup, kërkojnë t’u shlyhet borxhi

Shkatërrohet karteli i drogës, 49 të arrestuar nga Europol në Evropë dhe Emirate

Ahmeti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë

Leave a Comment