September 30, 2020
Portali Shprehja

Shtypi për vdekje një person, shoferi dënohet vetëm me kusht

Pakënaqësi dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale, pas aktvendimit të djeshëm për aksidentin me pasoja fatale, që ndodhi në vitin 2018 pranë Kishës Katolike në Shkup. Gruaja e viktimës është revoltuar nga procesi gjyqësor dhe vendimi i gjykatëses për të shqiptuar një dënim me kusht për të pandehurin.

“Sot, në emër të qytetarëve të RMV, gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq në Gjykatën Themelore Shkupi 1, shqiptoi dënimin me kusht për atë që ma mori burrin në moshën 32 vjeçare, foshnjën dhe mua më la me lëndime të rënda trupore !!!

Thjesht sepse ai ka pranuar fajin! Zi e më zi!”

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev në një deklaratë për “360 gradë” shprehet se do të përmbahet nga komenti derisa të grumbullojë më shumë informata për rastin.

“Për momentin nuk kam më shumë informacion në lidhje me aktvendimin. Ai është marrë dje, e kam marrë vesh në fund të orarit të punës. Do të interesohem për çështjen, nga e hëna do të marr më shumë informacione nga gjykata, pas çka do të mund të jap koment dhe qëndrim- deklaroi Ivan Xholev- kryetar i Gjykatës Themelore, Shkup 1

Sipas buletineve të policisë, aksidentin e ka shkaktuar një vozitës 62 vjeçar me makinë xhip “Citroen Cruiser” i cili ka kaluar përmes vijave të plota dhe ua ka prerë rrugën dy bashkëshortëve të cilët kanë qenë me motoçikletë. I akuzuari u deklarua fajtor.

Alsat

 

Të Ngjajshme

Pendarovski: Vendimet për “gjendjet e jashtëzakonshme”, me konsensus politik

admin

Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

admin

“Tanku”, nuk dihet fati i Mercedesit të Gruevskit

admin

Leave a Comment