June 22, 2021
Portali Shprehja

Shumë kompani morën ndihmë nga shteti, por punëtorët i kanë lënë pa paga për dy muaj

Rreth 800 punonjës nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajt shkurt dhe mars, megjithëse punëdhënësit e tyre kanë marr ndihmë shtetërore. Praktika e abuzimit të ndihmës shtetërore vazhdon edhe këtë vit. Drejtoria për të Ardhura Publike thotë që për të gjithë janë dërguar paralajmërime kurse pas skadimit të afatit shtatëditor, do të vijojë pagesa e detyruar.

181 punëdhënës kanë abuzuar me këtë ndihmë financiare, qoftë për një muaj apo dy, duke dëmtuar 753 punonjës për ta ushtruar të drejtën e tyre për pagë”, tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

Sindikatat kërkojnë përgjegjësi penale për punëdhënësit që këto vepra të mos përsëriten kur dëmtohet vetëm punonjësi.

Kërkojmë të zbatohet kodi penal, jo vetëm që kërkojmë një gjobë apo dënim në të holla, por kërkojmë deri në një vit burg për ata menaxherë ose drejtorë të këtyre kompanive për ta rritur ndërgjegjësimin në nivelin më të lartë se paratë e siguruara nga shteti i dedikohen punëtorit”, pohoi Darko Dimovski, kryetar i LSDM.

Sindikata e punonjësve të tekstilit, do të iniciojë ndryshime ligjore në fushën e gjobave për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Një punëdhënës i cili nuk ka paguar dy ose tre paga për qindra punonjës nuk mund të gjobitet 200 euro e punëtorët t’i kërkojnë pagat e tyre në procedurë gjyqësore, që është e shtrenjtë dhe një punonjës që nuk ka marrë pagë tre muaj nuk mund të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe avokatët”, tha Shoqëria “Tekstil- punuesi i zëshëm”.

Qysh në gusht të vitit të kaluar, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dërgoi denoncimet e para në Prokurorinë Themelore Publike, ku kërkoi përgjegjësi penale për punëdhënësit, por pas gati një viti nuk ka zgjidhje për asnjë rast. Për muajt shkurt dhe mars, pothuajse 25 mijë punëdhënës kanë marrë ndihmë shtetërore kurse paga janë ndarë për 100 mijë punonjës.

Andrea Çobanova

.

Të Ngjajshme

Kreshnik Bekteshi me super lajm për TVSH-në e energjisë elektrike

admin

Procesi i vaksinimit vijon të zhvillohet me ritëm të ngadaltë, Filipçe: Vaksinimi masiv pritet të rifillojë nga java e ardhme

admin

Ministria e Brendshme njofton se nga e mërkura deri të dielën nuk do të funksionojë sistemi i dhënies së dokumenteve personale

admin

Leave a Comment