April 16, 2021
Portali Shprehja

Shumica deklarohet pro dialogut për gjetjen e një zgjidhje për ligjin e shtetësië dhe zhbllokimin e Kuvendit

Nuk ka asnjë lëvizje nga partitë parlamentare drejt zhbllokimit të Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa Skënder Rexhepi, thotë se nuk është bërë asgjë për të gjetur zgjidhje për ligjin për shtetësitë, andaj nuk ka as ndryshim të qëndrimit të tyre për bllokimin e të gjitha procedurave në komisione me amendamente.

 Ne jemi të interesuar që të ketë një zgjidhje për një kategori të qytetarëve. Andaj jo vetëm pakon e pestë financiare por çdo lloj tjetër të ligjeve që do vijë në ndërkohë, do të vazhdojmë të bëjmë bllokimin e tyre- deklaroi Skënder Rexhepi, ASH-AAA.

 

Por deklarativisht, nga pushteti shprehen “pro” gjetjes së një zgjidhjeje. Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska – Vançeva, thotë se qëllimi i opozitës shqiptare nuk i arsyeton veprimet e saj. Kaleska – Vançeva shpreson se në koordinime në Kuvend do të gjendet zgjidhje.

 Besoj se në fund do të sundojë ndërgjegjja dhe ajo që do të thotë rol i vërtetë i të gjithëve neve në këtë parlament. Por gjithsesi se nuk do të  tërhiqemi nga dialogu- pohoi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM .

 Koordinatori i grupit parlamenetar të BDI-së Arbër Ademi thekson se në koordinimet në Kuvend mund të gjendet zgjidhje me opozitën shqiptare.

 Një mekanizëm të këtillë edhe BDI e ka shfrytëzuar në të kaluarën, por jo të gjitha ligjet përfshirë këtu çuditërisht edhe ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë të masave ekonomike, veçanërisht për të punësuarit në sektorin privat dhe në ato sektor që kanë qenë dhe janë më të goditura nga pandemia- tha Arbër Ademi, BDI.

Pjesërisht bojkoton edhe opozita maqedonase të cilët refuzojnë të futen në seancë plenare, pjesën më të madhe të kohës. Deputeti Timço Mucunski, deklaroi se do të mbështesin ligjet e pushtetit, të cilat janë pjesë e pakos së pestë ekonomike.

 Ekziston ndihmë e caktuar të cilën e mbështesim. Dhe i bëjmë thirrje shumicës parlamentare që sa më shpejtë si pikë e rendit të ditës të vendoset pakoja e pestë e masave ekonomike- pohoi Sinkron: Timço Mucunksi, VMRO-DPMNE.

Kuvendi prej muajsh përballet me mungesë kuorumi, seanca komisionesh të mbetura në gjysmë ose të pafilluara fare, mijëra amendamente dhe bllokim.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Caktohet arrest shtëpiak për Dragi Rashkovskin

admin

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

admin

Regjistrohen 31 viktima dhe 908 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment