Polemika pafund ne San Mames pas Bilbao-Barcelona! Lojtaret e ekipit vendas kerkojne shpjegime te arbitri, trajneri i tyre Valverde i largon. Ai u kerkon qetesi po perpara kamerave shprehet i irrituar pas anulimit te golit te Inaki Williams:
“Unë e shoh imazhin dhe nuk e di. Nuk është çështja nëse jep më shumë apo më pak. Është çështja se çfarë është futbolli dhe çfarë nuk është. Mendoj se VAR është aty për të korrigjuar gabimet flagrante. Kjo është si nje aksion dhe kaq. Dinamika e lojes! VAR duhet per gabime të rënda. Topa që hyjnë apo jo. Nuk e di nëse i përket botës së futbollit dhe po kuptojme qe arbitrat tashme si perkasin me fushes por monitorit”.
“Rezulton se dikush me teleskop po regjistron atë që po ndodh. Gjithmonë ka ndonjë paligjshmëri. Ne kemi bërë shumë për të fituar ose barazuar ndeshjen. I japim merita kundërshtarit por ky episod me le shume hidherim”.
Edhe De Marcos, lojtari i Bilbaos ka reaguar pas ndeshjes: “Është logjike te jesh me nerva. Sot është e vështirë të festosh ndonjë gol. Është një lojë e dyshimtë. Nuk e kam parë. Më thonë se duket si një shpatull. Me gjithë punën që kemi bërë, që mund të ishte një barazim shumë i vlefshëm, kjo ndjenjë dhemb”.
Në minutën e 87-të Gil Manzano anuloi një gol të shënuar nga Iñaki Williams pasi u konsultua me monitoruesin e VAR-it. Ish-arbitri Perez Burrull ka folur te Marca: “Ka një ndikim në veprimin e mëparshëm të Muniain me dore, por nuk është aq i qartë dhe i dukshëm për të mos akorduar golin e Athletic.
Duhet te kuptojme dinamiken e asaj qe ndodh! Vertet Muniain e prek me dore topin por ne kercimin qe ai ben per te kapur topin sheh qe De Jong e ka ngritur kemben e tij ne lartesine e kokes dhe ndaj lojtari i Bilbaos kthehet duke hapur doren per t’u ruajtur. Janë vendime arbitri ne fushe dhe VAR-i nuk duhet të hyjë në këtë lojë”, tha Perez Burrull në programin “Marcador” të Radio MARCA. Marca sonte e ka hapur me titullin: “Dora te La Liga”.
Ter Stegen: “Nuk e kam parë situatën e golit të anuluar, por për këtë kemi VAR. Është një vendim që duhet të marrë. Këtë duhet ta vendosë ai qe eshte pergjegjes. Ne jemi super të lumtur që mbajtem sërish një portë të pastër”.
.