November 29, 2021
Portali Shprehja

Si do të punojë Kuvendi, me 60, më pak se 60 deputetë apo me shumicë të ngushtë? Përgjigjet Xhaferi

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi është pyetur sot se si do të vazhdojë të funksionojë Kuvendi – me 60, më pak se 60 deputetë apo me shumicë të ngushtë?

Ai është përgjigjur: “Unë i kam 120 deputetë”, duke më sqaruar më tej, transmeton TV21.

Tact Watches

Kjo vjen pasi shumica parlamentare zyrtarisht ka 60 deputetë edhe pse paralajmërimet janë se janë 61, duke mos zbuluar emrin e deputetit të 61.

Mungesa e një shumice në Kuvend do të pamundësonte miratimin e ligjeve dhe buxhetin për vitin 2022, i cili tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.

Shumica parlamentare tashmë disa herë ka siguruar se buxheti dhe ligjet do të miratohen me anë të një “shumice të zgjeruar”, por deri në këtë moment nuk është bërë e ditur se cilët deputetë e përbëjnë këtë shumicë e zgjeruar./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment