June 22, 2021
Portali Shprehja

Si e kapi Serbia Ratko Mlladiqin më 2011? – Iliria News Agency

Presidenti i atëhershëm serb, Boris Tadiq, pati dhënë lajmin për arrestimin e gjeneralit serb, Ratko Mlladiq, më 26 maj të vitit 2011.
Atëkohë ishte lajmi më i pritur nga Serbia meqë Mlladiq kishte mbetur njeriu më i kërkuar në glob pas vrasjes së Osama Bin Ladenit.

Komandanti i forcave serbe që në Bosnje kreu krimet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, u kap në një shtëpi në Llazarevë, pranë Zrenjaninit.

Për arrestimin e tij, Tadiq kishte thënë se Serbia e largoi prej vetes njollën e fundit. Ai madje nuk pati mëdyshje se Serbisë iu hapën dyert e Europës, duke aluduar në kushtin që i ishte vënë atëherë për ta kapur kriminelin.
Por kush është “kasapi” të cilin Haga e kërkoi që nga viti 1995?

Ushtaraku konsiderohet si komanduesi i operacioneve më famëkeqe në luftën e Bosnjës. Drejtoi rrethimin për tre vjet e gjysmë të Sarajevës, derisa forcat e tij e morën kontrollin në 70 përqind të territorit boshnjak.

Ai gjithashtu pati urdhëruar edhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Të Ngjajshme

Shqiptarët konsumojmë më pak se të gjithë qytetarët europianë

admin

Kurti-Macron takohen të mërkurën në orën 19:30 – Iliria News Agency

admin

Palmer tregon se çfarë synojnë SHBA-të për Ballkanin Perëndimor – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment