October 2, 2022
Portali Shprehja

Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?

Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë. Blloku i 27 vendeve evropiane është duke analizuar edhe mundësinë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet të reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë.

Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së, do të takohen më 9 shtator për të diskutuar si të menaxhojnë situatën me çmimet në rritje.

Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur prej vitit të kaluar, por rritja më e madhe është vërejtur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, periudhë kur Rusia ka kufizuar furnizimet me gaz në kontinent. Qeveritë evropiane kanë akuzuar Moskën se po përdor energjinë për të shantazhuar Perëndimin, i cili ka sanksionuar Rusinë, pas nisjes së luftës.

Kompania ruse e energjetikës Gazprom ka thënë se ndërprerja e furnizimit është pasojë e sanksioneve të Perëndimit dhe çështjeve tjera teknike.

Ndryshimi i sistemit të energjisë brenda BE-së mund të jetë proces kompleks dhe i gjatë, pasi tregtimi i energjisë brenda kufijve të bllokut ka marrë dy dekada kohë për të marrë formën e vet. Megjithatë, ligjvënësit janë duke garuar për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër.

Pse lidhet çmimi i rrymës me gazin?

Në sistemin e energjisë brenda BE-së, çmimi me shumicë i energjisë elektrike përcaktohet kur termocentrali i fundit të plotësojë kërkesën e përgjithshme. Centralet me erë, ato bërthamore, të thëngjillit dhe gazit, por edhe gjeneratorë tjerë janë pjesë e këtij tregu.

Sistemet që krijojnë energji me burimet më të lira janë të parat në listë, të përcjella nga burime më të kushtueshme sikurse gazi. Centralet me gaz shpesh e përcaktojnë çmimin në këtë sistem.

Ideja e këtij sistemi është që, meqë të gjithë gjeneratorët e shesin energjinë në të njëjtën kohë, gjeneratorët që prodhojnë energji të ripërtërishme përfundojnë me fitim më të madh.

Kështu, Evropa synon të nxisë më shumë investime në këtë lloj të energjisë, edhe për shkak të përmbushjes së synimeve për luftim të ndryshimeve klimatike.

Shtetet sikurse Spanja, kanë thënë se sisteme të tilla janë të padrejta. Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia ka zvogëluar furnizimet drejt Evropës, por edhe për faktin se bota është në garë për mospërdorim të gazit rus.

Kjo situatë ka rezultuar me rritje të çmimeve të energjisë që kanë burim gazin dhe si përfundim janë rritur faturat e konsumatorëve.

Kontrata standarde energjisë në Gjermani për vitin 2023 është rritur në nivel rekord, përkatësisht në 1.050 euro për megavat në orë. Kjo shifër është 14 herë më e madhe sesa një vit më parë.

Faktorë tjerë që kanë ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë përfshijnë problemet me centralet bërthamore franceze dhe thatësinë në Evropë.

Si mund të ndryshojë BE-ja çmimet e energjisë?

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja duhet të ndajë në kategori çmimet e gazit dhe energjisë, por pa ofruar hollësi tjera.

Sipas një dokumenti të Komisionit, në mesin e propozimeve përfshihet edhe vendosja e një kufiri në çmim për gjeneratorët që nuk punojnë me gaz. Republika Çeke, e cila aktualisht është në krye të Presidencës së BE-së, ka ofruar propozimet e veta për ministrat e Energjisë, të cilat pritet të diskutohen në takimin e së premtes.

Në to përfshihet një kufi çmimi për gazin e importuar nga vende të caktuara, një kufi çmimi për gazin e përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, ose heqjen e përkohshme të termocentraleve me gaz nga sistemi aktual i BE-së për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike.

.

Të Ngjajshme

Banka Botërore do t’i japë Ukrainës mbi 500 milionë dollarë ndihmë shtesë

Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

Turqia dënon aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase

Leave a Comment