Për vetëm dy mandate, kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki ka arritur t’i ndryshojë tërësisht pamjen fshatrave të Komunës së Studeniçanit, njofton shkupinfo.com.
Nuk është e nevojshme të flasësh shumë për punën e tij, sepse për të flasin vet projektet dhe punët e realizuara në teren.
Çdo i dyti banorë i Karshiakës është i kënaqur me punën e Sadikit.
Të gjithë banorët janë të mendimit dhe të bindur se Sadiki është kryetari më i suksesshëm i kësaj komune.
Një ndër projektet kryesore të cilat Sadiki e ka realizuar është rregullimi parter i sheshit në Studeniçan.
Me këtë projekt Sadiki ka ndryshuar komplet pamjen dhe dukjen e fshatit.
Përpos që ka përmirësuar infrastrukturën rrugore, me rregullimi parter të sheshit Sadiki ka krijuar vend parkime të reja dhe hapësira të gjelbërta.
Por ky nuk është projekti i vetëm që ka realizuar. Sadiki gjatë mandatit të fundit ka rregulluar dhe asfaltuar dhjetëra kilometra rrugë, si në Studeniçan, Batincë, Moranë e gjithandej.