August 5, 2021
Portali Shprehja

Si ta kuptoni që vuani nga paraliza e gjumit, a mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jeni zgjuar, pra truri është zgjuar, kurse trupi ende jo. Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo jeni zgjuar, transmeton lajmi.net.

Sipas studimeve të fundit, paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar, e tregojnë si një ekperiencë të tmerrshme në jetën e tyre, që mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit dhe s`ka asgjë të keqe, por nëse ajo bëhet e zakonshme duhet të kërkohet ndihmë nga psikologu.

Stresi është faktori kryesor që e shkakton paralizën, thonë studimet, dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme.

Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një ekperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxitin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, mbi të cilën kanë kontroll.

Por, nëse vuani nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat ju ndihmojnë ta shmangni:

1. Shmangni stimulantët e gjumit

2. Mos shikoni televizor përpara se të flini

3. Mos përdorni celularin para gjumit

4. Shmangni gjumin gjatë ditës

5. Mos flini të kthyer në shpinë /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Pse duhet të keni patjetër një mik të seksit të kundërt? Ja çfarë do të përfitoni

admin

Çfarë është “depresioni i qeshur”?

admin

Wuhan-i në panik nga infektimet me Covid, do të testohet e gjithë popullsia dhe do të ketë izolime masive

admin

Leave a Comment