January 16, 2022
Portali Shprehja

Si ta ngrohni banesën më shpejt dhe t’i ulni faturat?

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ngjitni ndonjë material reflektues në mur pas radiatorit ose stufës, të tilla si p.sh. folie alumini ose folie metalike për të mbrojtur xhamat e makinës nga dielli, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë radiatori apo cilido trup ngrohës më nuk do të ngrohë murin pranë të cilit gjendet, ndërsa vetvetiu ngrohtësia nuk do të depërtojë në mur, por do të kthehet në hapësirë.

Tact Watches

Nëse nuk dëshironi të ngjitni folie drejtpërdrejt në mur për shkaqe estetike, mund ta vendosni një copë kartoni apo ndonjë material të ngjashëm, mirëpo në atë mënyrë që folia të jetë e kthyer nga jashtë, në drejtim të trupit ngrohës.

Kartoni nuk duhet të ngjitet në mur, por vetëm mbështeteni pas radiatori, stufa, shporeti apo ngrohësja dhe pasi të kalojë dimri mund ta largoni. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

​Tri shenjat e horoskopit do të jenë me fat në janar – do të fitojnë para

admin

Cili është aplikacioni që përdoret më së shumti në Kosovë?

admin

Gruaja rrah keq nxënësin pasi ia goditën veturën me topa bore

admin

Leave a Comment