September 30, 2020
Portali Shprehja

Si të kujdeseni për lëkurën e dëmtuar natyralisht/ Ushqimet dhe trajtimet e duhura

Sa herë që shikoheni në pasqyrë një ndër gjërat e para që vini re me siguri është gjendja e lëkurës tuaj. Ka periudha kur ajo është shumë e shëndetëshme dhe ka momente të tjera kur nuk duket ashtu.

Zbardhja e tepërt e lëkurës, hiperpigmentimi, aknet, skuqjet apo njollat e shtuara janë një shenjë negative për shëndetin e saj. Në këtë artikull do ju tregojmë se si të kujdeseni natyralisht për këto probleme që shumica e njerëzve hasin në lëkurë.

Ushqimet e duhura
Për fat të mirë, ka shumë mënyra për të ndihmuar në riparimin dhe madje edhe parandalimin e dëmtimit të lëkurës. Çelësi është të ndërmerrni hapa si nga brenda ashtu edhe nga jashtë organizmit për të mbështetur lëkurëm tuaj dhe sistemet e rigjenerimit të saj. Disa gjëra që mund të bëni çdo ditë në dietën tuaj përfshijnë:

1. Hani ushqime të pasura me vitaminë C
Ushqime si agrumet, spinaqi dhe specat janl një burim i pasur vitaminash që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, i cili freskon, rigjeneron dhe rinon lëkurën.

2. Hani më shumë proteina
Proteina është thelbësore për rindërtimin dhe rigjallërimin e qelizave. Provoni të konsumoni më shumë peshk, mish të freskët, vezë, fasule dhe arra.

3. Shtoni zinkun në dietën tuaj
Zinku ndihmon trupin në sintetizimin e proteinave ndihmon në gjenerimin e kolagjenit për riparimin e indeve të lëkurës, dhe mbështet kështu sistemin imunitar. Konsumoni peshk, makarona integrale, kërpudha dhe të verdhën e vezëve.

4. Larg nga ushqimet e pashëndetëshme
Ushqimi i shpejtë r i pashëndetëshëm nuk është aspak i mirë për trupin tuaj. Kjo do të thotë se nuk është aspak i mirë edhe për lëkurën tuaj. Shumë sheqer, kripë dhe yndyrna kontribuojnë në thatësinë dhe prishjen e qelizave të lëkurës duke stimuluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimin e lëkurës.

5. Çaji i luleradhiqes
Ky çaj ndihmon në kryerjen e procesit të detoksit në organizmin tuaj. Më pak toksina në trup nënkupton më pak shpërthime të akneve dhe probleme të tjera të tjera të lëkurës.

6. Pini shumë ujë
Lëkura juaj ka nevojë për të që të qëndrojë e hidratuar nga brenda jashtë.

7. Ulja e kimikateve
Zgjidhni gjithnjë artikuj natyralë dhe organikë për pastrimin e lëkurës, shtëpisë e çdo gjëje tjetër. Kështu do të keni mundëso të ulni grumbullimin e toksinave në trupin tuaj.

8. Ushtrohuni
Ushtrimet apo stërvitja është po aq e mirë për trupin tuaj sa është për lëkurën, pasi bën që gjaku të qarkullojë më mirë dhe të pompojë lëndë ushqyese aty ku janë të nevojshme për riparimin e lëkurës.

Trajtimet e duhura
Përvec ushqimit që është shumëi nevojshëm për të gjithë organizmin për lëkurën tuaj e sidomos atë të fytyrës dhe qafës mund të bëni diçka ekstra. Pa dyshim që aplikimi i maskave dhe trajtimeve natyrale është një nga faktorët më të rëndësishëm për lekurë të shëndetëshme.

1. Përdorni serum me vitaminë C
Jo vetëm brenda, por edhe jashtë vitamina C do ta ndihmojë jashtëzakonisht lëkurën tuaj. Jo vetëm që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimet, por gjithashtu është thelbësore në formimin e kolagjenit, i cili ndihmon në zbutjen e shfaqjes së rrudhave dhe lëkurës së ashpër.

2. Lavandë
Kjo bimë ka treguar në studime të ndyshme që është një mënyrë e mirë për të stimuluar lëkurën e shëndetshme. Ajo gjithashru mund të jetë efektive kundër disa bakterieve që e irritojnë lëkurën tuaj dhe ju mbron nga rqdilalet e lira e rrezet e dëmshme tl diellit UVA/ UVB./AgroWeb


Top Channel

Të Ngjajshme

Studimi/ Vitamina D ul rrezikshmërinë e koronavirusit, flet ekspertja: Ja ushqimet se si mund të përfitohet

admin

Varësia ndaj ushqimit/ Çfarë është dhe si ta trajtoni

admin

7 bimët më të mira kundër kolitit – Këshillat që ju duhen

admin

Leave a Comment