December 5, 2020
Portali Shprehja

Si tentoi shteti serb që t’i fsheh krimet në Kosovë? “S’ka kufoma, s’ka krim” thoshte Obrad Stevanoviq

“Nëse nuk ka kufoma, nuk ka as krim”, ky është dorëshkrimi i Obrad Stevanoviq, ish – zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë në vitin 1999.

E këtë moto, Stevanoviq e kishte shkruar në ditarin e tij, gjatë një takimi me kabinetin e ish – presidentit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

Për synim kishin, fshehjen e të gjitha krimeve që shteti serb, i bëri në luftën e fundit në Kosovë.

Por, ishte fillimi i prillit të vitit 99, kur një peshkatar në fshatin serb Tekijas, pa se mbi sipërfaqen e lumit Danub, kishte dalë një kamion – frigorifer. Fillimisht u mendua se ishte një aksident.

Por, më vonë u zbulua, siç shihet edhe në këto fotografi, se brenda këtij kamioni, ndodheshin trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, e që ishin transportuar në shtetin serb.

E ky transportim i trupave të shqiptarëve të vrarë mizorisht, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, është bërë me vetëm një qëllim.

 

Të Ngjajshme

Gjermanja ua lë 6 milionë euro trashëgim komshinjve

admin

Kosovë/11 pacientë ndërruan jetë, 478 raste të reja me Kovid-19

admin

Pacolli: 33milion euro i kam dhënë për bamirësi

admin

Leave a Comment