September 27, 2022
Portali Shprehja

Si u soll Princesha Diana me Camilla, ish-dashnorja e mbretit Charles III?

Princesha Diana ishte absolutisht e tmerruar ditën që vendosi të përballej me Camilla Parker Bowles për lidhjen e saj me Princin e atëhershëm, tani Mbret, Charles, por ajo ishte e vendosur të thoshte diçka.

Sipas pamjeve nga dokumentari i National Geographic Diana: In Her Own Words, Diana shkoi në festën e ditëlindjes së motrës së Camilla, ku ajo nuk ishte e ftuar.

Ajo ende vendosi të dilte përpara dhe thotë se përballja me Camila ishte “gjëja më e guximshme që ajo ka bërë në dhjetë vjet martesë”. Takimi ndodhi në vitin 1989 dhe Diana thuhet se i tha Camilla-s “Mos më trajto si një idiot”.

Diana dhe Charles u divorcuan në gusht 1996 dhe ajo vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht të vitit të ardhshëm. Mbreti Charles III dhe Camilla u martuan në prill 2005.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment