14.1 C
Skopje
July 15, 2019
Informacione Vendi

Siljanovska: Është i nevojshëm bashkim i të gjithë qytetarëve dhe dalje masive në zgjedhje

Tact

Kandidatja për presidente e Republikës së Maqedonisë prof.dr. Gordana Siljanovska Davkova sonte u drejtua para qytetarëve të Vallandovës.

Siljanovska-Davkova theks të veçantë vendosi në qeverisjen e të drejtës dhe shtetin ligjor, gjegjësisht siç tha ajo, Maqdonia nuk është shtet i lirë në dy vjet e gjysmë, gjegjësisht se me këtë qeveri, kjo është larg asaj.

Siljanovska-Davkova përmendi se qytetarët çdo ditë zhvendosen nga shteti, sepse me këtë qeveri ata nuk kanë asnjë perspektivë për të qëndruar këtu.

Njerëzitpo ikin edhe atë, ata që na duhen më së shumti, më të mençurit, më të aftët, ata të cilët mund të garojnë në shtetet evropiane dhe më larg. Për fat të keq, politika e këtij pushteti nuk është politikë për atë që të japë llogari se ata janë të nevojshëm këtu. Asgjë nuk kanë bërë për t’i mbajtur, përkundrazi si t’i largojnë. Kjo duhet të ndryshojë, ka thënë Siljanovska-Davkova.

Ajo para qytetarëve potencoi se edhe pse kanë premtuar jetë, nuk e kanë sjell jetën, duke aluduar në atë se nëse qytetarët e zgjedhin atë për presidente të Republikës së Maqedonisë do të luftojë për mbrojtjen ekologjike dhe se kjo do të jetë një prioritet kulmor sepse bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.

Sipas saj edhe pse LSDM-ja dhe Zaevi e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Prespës me justifikimin se ajo është kusht për hyrje në BE dhe NATO, kjo nuk është ashtu sepse BE-ja do të ofrojë kushte të reja për realizimin e standardeve evropiane sepse pikërisht ato janë të nevojshëm për fillimin e negociatave.

Ajo deklaroi se qeverisja e LSDM-së është si në të kaluarën pa demokraci, ndërsa pushteti është i koncentruar në duart e një njeriu që paraqet mënyrë të keqe të praktikimit të pushtetit.

Siljanovska-Davkova theksoi se është e nevojshme bashkim i të gjithë qytetarëve në shtet dhe masovikisht të dalim në zgjedhje më 21 prill me qëllim që të kthehet e drejta dhe të drejtat në Maqedoni.

Në fund ajo përfundoi se po vjen koha që t’i jepet fund paligjshmërisë, nepotizmit, krimit dhe korrupsionit dhe më në fund kthim të qeverisjes së të drejtës dhe lirisë në Maqedoni.

Kandidate për presidente të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ekspertët për çështje ekonomike kërkojnë që Zaevi të mos e udhëheq edhe Ministrinë e Financave

shprehja

UNESCO 19 rekomandime për Ohrin

shprehja

Pendarovski vizitë në Slloveni

shprehja