July 27, 2021
Portali Shprehja

Sindroma Havana – sëmundja misterioze që po prek diplomatët amerikanë në Vjenë

Qeveria amerikane po heton një seri incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak, Vjenë që përfshijnë diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administratës, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me Sindromën Havana – një sëmundje misterioze e trurit – që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar.

Sindroma është e pashpjegueshme por shkencëtarët amerikanë thonë se ka më shumë gjasa që ajo të jetë shkaktuar nga rrezatime direkte të mikro-valëve.

Ajo u gjet për herë të parë në Kubë në 2016-2017.

Diplomatët amerikanë dhe kanadezë u ankuan për simptoma duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit dhe gjendje ankthi.

Në 2019, një studim akademik amerikan gjeti anomali në trurin e diplomatëve që ishin sëmurur, por kuba e hodhi poshtë raportin.

Rastet në Vjenë u raportuan fillimisht nga revista the New Yorker dhe më vonë u konfirmuan nga departamenti amerikan i shtetit që tha se po kryhej një hetim intensiv.

Reuters ndërkohë citon ministrinë e jashtme austriake që thotë se po punon me autoritetet amerikane për të zbardhur rastin.

Vjena prej kohësh ka qenë një qendër për aktivitet diplomatik dhe ka patur reputacion edhe si vatër e nxehtë spiunazhi, vecanërisht gjatë luftës së ftohtë. Vende si SHBA, kanë një prani të madhe diplomatike atje. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar për asgjë

admin

Përmbytjet ‘pushtojnë’ Londrën, uji vërshon në metro

admin

Disa veprime të çuditshme që mund t’ju bëjnë të digjni aq kalori sa vrapi

admin

Leave a Comment