September 22, 2020
Portali Shprehja

Siniçan, problemi me ujin e pijshëm drejt zgjidhjes, policia tërhiqet nga bjeshkët

Problemi i ujit të pijshëm në Siniçan, po shkon drejt zgjidhjes. Siç mëson Alsat nga burime brenda Qeverisë, sot pritet të merret vendimi pozitiv dhe  të lejohet vazhdimi i punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan, pas shqyrtimit të raportit që ditë më parë, dorëzuan ekspertët e Shoqatës aksionare për ekonomizimin e ujërave. Këtë e konfirmuan edhe nga komuna e Bogovinës, nga ku, për Alsat, janë shprehur se, brenda ditës së sotme pritet vendimi i Qeverisë për vazhdimin e punimeve, më së voni deri të hënën. Ndërkohë në prag të vendimit që mbrëmë, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga vendi ku zhvillohen punimet në bjeshkët e fshatit Siniçan, janë tërhequr pjesëtarët e Policisë. Ekipi i televizionit Alsat sot qëndroi në këtë rajon për të konfirmuar tërheqjen e policisë, ndërkohë, situata me banorët, vazhdon të mbetet e njëjtë. Ata, edhe pse refuzuan të flasin para kamerave, janë shprehur se, do të largohen nga bjeshkët dhe do ndërpresin protestën e tyre, vetëm kur të fillojnë punimet.

Të Ngjajshme

Sanksionohen 311 shoferë në Shkup, 130 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Kuvendi sot pritet t’i votojë zv/ministrat

admin

MPB: 597 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

admin

Leave a Comment