May 17, 2021
Portali Shprehja

Sipas anketimeve të reja, njerëzit me këtë profesion bëjnë seks më së shpeshti gjatë javës

A e keni menduar ndonjëherë se cili profesion i shtynë njerëzit të bëjnë më shumë seks? Epo edhe shkencëtarëve iu ka interesuar!

Për këtë arsye, ata anketuan me mijëra njerëz për ta zbuluar, shkruan lajmi.net.

Studimi përfshiu njerëz me të gjitha profesionet e mundshme për të zbuluar kush ka jetën seksuale më të mirë, dhe rezultatet ishin mahnitëse.

Studimi ka përfshirë disa fusha, dhe gjithashtu ka zbuluar se disa persona kanë orgazëm thuajse çdo herë që bëjnë seks, ndërsa disa të tjerë nuk mund të përjetojnë orgazëm fare.

Studimi u bë nga Bed SOS zbuloi se 8% e fermave nuk përjetojnë kurrë orgazëm, edhe pse mesatarja se sa shpesh bëjnë seks ishte 3 herë në javë.

Ndërsa 98% e meshkujve arrijnë orgazëm të paktën një herë në javë, dhe bëjnë seks rreth 4 herë në javë.

Studimi gjithashtu zbuloi se personat që bëjnë seks më rrallë kanë më shumë gjasë që të përjetojnë orgazëm.

Por gjëja më interesante ishte zbulimi se cilat profesione bëjnë më shumë seks dhe cilat më së paku, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë që profesionistët e shëndetësisë bëjnë më së shumti seks, ata që punojnë në media dhe marketing bëjnë më së paku seks.

Ndërsa artistët dhe dizajnuesit me sa duket përjetojnë më së shumti orgazma.

Gjë që duhet të përmendet është se hidraulikët dhe elektricistët bëjnë seks të paktën 3 herë në javë.

Studimi gjithashtu ka treguar diçka të dhimbshme për femrat, duke thënë se 80% e femrave janë shtirur sikur kanë përjetuar orgazëm, pra që do të thotë ato nuk po marrint ë gjitha përfitimet shëndetësore që sjellë orgazma.

Orgazma liron stresin dhe ulë tensionin, duke ndihmuar që të flini më mirë dhe të jeni më të relaksuar. Gjithashtu ndikon në largimin e dhimbjeve dhe iu bënë të dukeni më të ri, shkruan lajmi.net.

Sekspertët thonë se për të rritur mundësitë e përjetimit të orgazmës është mirë të shikoni filma erotik dhe të provoni gjëra të reja.

Më poshtë kemi listuar mesataren e personave që bëjnë më së shumti seks dhe personave që përjetojnë orgazëm më së shpeshti nga të gjitha profesionet.

Profesionet që bëjnë seks më së shumti:

  1. Stafi mjekësorë (doktor, dentist, infermier) 3.7 herë në javë
  2. Financa 3.6 herë në javë
  3. HR dhe rekrutim 3.5 herë në javë
  4. IT 3.4 herë në javë
  5. Punëtorët e dyqaneve të vogla 3.3 herë në javë

Profesionet që përjetojnë orgazëm më së shpeshti:

  1. Artistët dhe dizajnuesit 4.4 herë në javë
  2. Hidraulikët dhe elektricistët 4.1 herë në javë
  3. Kontabilistët 3.6 herë në javë
  4. Punëtorët e dyqaneve të vogla 3.4 herë në javë
  5. IT 3.3 herë në javë /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Afër detit, afër mbretit! Këto janë gjithë arsyet pse na qetëson plazhi

admin

Indianët po përdorin bajga lope për të mos u infektuar me Covid-19

admin

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin; bekojnë çiftet homoseksuale

admin

Leave a Comment